Projektet e “32group”: Pas “Karizma” edhe një investitor serioz i afrohet Ulqinit.

0

Kryetari i Komunës Nazif Cungu bashkë me përfaqësuesin e kompanisë 32Group të udhëhequr nga CEO i grupit, Maxhid Pishjar ishin në vizitë tek Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq thuhet në komunikatën e qeverisë.

Përfaqësuesit e kompanisë me seli në Dubai, të cilët, me filialet e tyre në katër kontinente, janë angazhuar, ndër të tjera, në zhvillimin e hapësirës, ​​bujqësisë, menaxhimit të investimeve dhe menaxhimit të biznesit, kanë shprehur interes në biznes në Malin e Zi e veçanërisht në Ulqin.

Grupi shprehu interes të veçantë për investime në turizëm në zonën e Ulqinit, e veçanërisht lokacionin e ish hotelit “Jadran” dhe dëshirojnë të marrë përsipër disa objekte turistike, si dhe për investime dhe bujqësi në të gjithë Malin e Zi. Në takim, Grupi shprehu gatishmërinë për të organizuar në Mal të Zi ngjarjet sportive më të nivelit të lartë dhe shprehu interes në valorizimin e aeroportit në Podgoricës dhe Tivatit.

Kjo nuk është vizita e parë e Madžid Pishjar ne Mal të Zi, ai ishte gjatë verës ne Ulqin ku është takuar me kryetarin Cungu ku kanë dakorduar hapat e metejshme për realizimin e intereseve për investime ne Ulqin dhe njëra nga ato ishte vizita tek Kryeministri.