Pas 17 viteve në pushtet kujtohen për shqiptarët dhe Tuzin

1

Në mbledhjen e mbajtur dje në mes të kryetarit të PSD-së Ranko Krivokapiq, dhe përfaqsuesve të disa partive shqiptare, kryetari i parlamentit premtoi se partia e tij do të përkrah iniciativën që Tuzit ti jepet e statusi i komunës, por brenda kryeqytetit.

Akoma nuk është e qartë se si mund të ketë komunë të pavarur mbrenda një komune tjetër, aq më tepër pse duhet që Tuzi të jetë e vetmja komunë e tillë në Mal të Zi.
Sic duket, Tuzi është edhe më nevojtarë se megapolisët e Petnjicës e Gucisë, dhe si i tillë ka nevojën e kryeqytetit për përkdhelje dhe statut të vecantë.

Përkrahja e Krivokapiqit është edhe më e cuditëshme kur dihet se partia e tij, si nga ana zyrtare si aktivistët e saj në terren, kanë qenë gjithmonë kundër komunës së Tuzit, duke e arsyetuar atë me mosplotësimin e kushteve ekonomiko-financiare. Se mos Petnjica i plotëson.
Të gjitha këto nuk janë kurrgjë tjetër vec tentativë për të hedhur pluhur syve, pasi zgjedhjet po afrojnë dhe Krivokapiq po mundohet të mbajë të paktën votat e shqiptarëve. Nëse deri tani ato vota i ka arritur duke kopjuar partnerin më të madh në keqpërdorimin brutal të pushtetit dhe sponzorizimin e një nepotizmi megaloman, këaj rradhe e ka të qartë që burimet i ka mjaft të ngushtuara.
Duke u nisur nga kjo, nuk është cudi që ka vendosur të përkrahë një iniciativë që nuk e ka propozuar partia e tij, bile as partitë shqiptare, por PDS dhe Partia Boshnjake, dhe për të cilën fillimisht ato ishin kundër.
Gjithsesi, partitë shqiptare nuk qëndrojnë pas këtij propozimi, të mos themi se janë edhe kundër, cka i hap rrugë atij të luftojë për votat e atyre që akoma merren me përcarje fetaro/etnike në Malësi dhe që Tuzin e konsiderojnë geto të Podgoricës.

Por megjithë tentativat e dëshpëruara të llojit “Mali Zi u ka borxh shqiptarëve”, Krivokapiq duhet ta kuptojë se populli nuk ka kujtesë edhe aq të shkurtër. Ai kishte 9 vjet qysh nga pavarsia që të kujtohej për shqiptarët, Tuzin, shkatërrimin e turizmit, emigrimin, e mjaft probleme të tjera.
Por kujtohej vetëm kur duhej të merrte votat në këmbin të disa metrave rrugë ose një pasaporte të lëshuar disa ditë më herët se zakonisht.

1 Koment

  1. Tas shqiptaret e malit te duhet mu bashkue edhe me kjen Ne nji drejtim menim, me kqyr interresat shqytare ne mal te zi,

Comments are closed.