Partitë shqiptare të kënaqura nga bisedimet me kryeministrin

0

Përfaqsuesit e partive shqiptare që të hënen ishin në takim me kryeministrin Gjukanoviq, u shprehen të kënaqur për rrjedhën e bisedimeve, por edhe të vetëdijshëm se realizimi i disa kërkesave të tyre do kërkojë kohë.

Siç shkruan gazeta “Pobjeda”, përfaqsuesit e partive shqiptare, Nazif Cungu, Mehmet Zenka dhe Nik Gjeloshaj, kanë parashtruar kërkesat tashmë të njohura të shqiptarëve në lidhje me komunën e Tuzit, decentralizimin, kthimin e pasurisë dhe përfaqsimin më të madh të shqiptarëve në organet shtetërore.

Sipas tyre, Gjukanoviq ka treguar gatishmëri për zgjidhjen e këtyre problemeve edhe pse nuk ka pasur premtime konkrete.

Pritet që në të ardhmen të ketë takime tjera, ku ndoshta edhe do të zbardhen hapa konkret në realizimin e këtyre kërkesave.