PARTITË POLITIKE SHQIPTARE – GRUPIME EKSKLUZIVE INTERESI

0

Situata e përgjithshme politike për shqiptarët në Mal të Zi, mund të karakterizohet si një nga situatat më delikate, dhe më komplekse që nga legalizimi i pluralizmit politikë e deri me sot.Kjo situatë kërkon angazhim të jashtëzakonshëm të të gjithë aktorëve politik shqiptarë. Për këtë arsye, të gjithë protagonistët duhet sa më shpejtë të përfundojnë me lojërat dhe teatrin politik, sepse kjo situate delikate nuk duron edhe më tutje lojëra të kësaj natyre. Aktorët politik të partive më të mëdhaja shqiptare janë përgjegjësit kryesorë të kësaj krize politike.Si mungesë e mos respektimit të marveshjeve, por edhe si mungesë e unitetit politik programor dhe funkcional të partive politike shqiptare, në veçanti të atyre me mandate në Parlamentin e Malit të Zi, të cilët vrapojnë të përkrahin dhe të bëjnë kualicione qeveritare me përfaqsime politike malazeze manipuluese, të cilët kurrë nuk kanë treguar vullnet të mirë për avansimin dhe statusin e shqiptarëve në Mal të Zi, dhe përkrahim pa rezervë qeverin aktuale pa asnjë farë kushtëzimi apo kërkese, për inplementimin e marrveshjeve të bëra me partnerët e kualicionit qeveritar, sot kemi një situate “tragjiko– komike”, për shqiptarët ne Mal të Zi.

Kjo marrëzi politike e marrjes me veten, ose thënë më saktë, e krijimit të ndërkëmbëzave, e ka rrënuar autoritetin përfaqësuestë shqiptarëve dhe është shoqeruar me afera të shumta“diskredituese” të shumë liderëve dhe të funksionarëve të lartë të partive më të mëdhaja shqiptare, dosjet e të cilëve janë“online”, në sirtarët e qeverisë së Malit të Zi si alternative kërcënimi dhe kushtëzimi. Si pasojë e dosjeve komprometuese të politikanëve shqiptarë, liderët dhe deputetët e këtyre partive shkelin mbi “dinjitetin shqiptarë, historinë, mbi moralin, traditën dhe vlerat tona kombëtare”. Diçka e tillë ka qenë e papranuar edhe në kohën e komunizmit, e lëre më tash në demokraci. Mendoj se “devalvimi” që u bëjnë shqiptarëve aktorët politik shqiptar, në të ardhmen do të evidentohet si “turp politik i pa precedent”.

Edhe sot pas 25 viteve të pluralizmit politik dhe të demokracisë vazhdon diskriminimi i thellë i shqiptarëve në të gjitha fushat e jetës shoqërore dhe politike. Diskriminimi buxhetor dhe ekonomik , mungojnë investimet kapitale publike dhe private në trojet shqiptare, diskriminimi i thellë në sferën e arsimit, kulturës dhe injorimi i plotë i karakterit multietnik dhe multikulturor. Kur këtyre devijimeve do tu shtohet varfëria dhe papunsia estreme në vendbanimet shqiptare, dhe trendi i emigrimit masiv të të rinjve shqiptarë do të kuptojmë, “tragjikomikën” e politikbërësve shqiptarë ne Mal të Zi, të cilët vazhdojnë me retorikën folklorike të feudalizmit politike edhe sot në kohën e globalizimit dhe integrimit. Thënë më shkurt dhe më shqip sot avancimi i pjesërishëm i të drejtave kolektive të shqiptarëve nuk janë argument për të ngelur në venlindje, sot tërrinjt shqiptarë për një vend pune në perendim janë të gatshëm tënharrojnë vendlindjen dhe kombin dhe pikërisht këtu qendron“tragjedia modern e popullit shqiptarë”, për të cilën nuk janëtë vetëdijshëm politikbërsit shqiptarë në Mal te Zi.

Shikuar në përgjithësi, në qoftë se e marrim për bazë veprimin politik të partive shqiptare lirisht mund të themi pa kurrfarë kompleksi se partitë politike ne Mal të Zi, janë “grupime ekskluzive interesi dhe kasta”, të cilat në rend të parë i kanë intereset grupore dhe individuale të shefave të tyre, e më pas, nese ka hapsirë, mund të merren edhe me ndonjë punësim tëndonji argati partiak dhe asgja më shumë.

Është koha e fundit që këto përfaqsues (lider), që skanë çka iafrojnë skenës politike shqiptare në Mal të Zi, të tërhiqen ngapolitika dhe të mundësojnë ardhjen në krye të këtyre partive të njerëzve të rinjë, të cilët unitetin politik do ta kenë programor dhe pragmatik, e jo mashtrim demagogjik.

Është nevojë e pashmangshme bashkpunimi dhe unifikimi i spektrit politik shqiptar në Mal të Zi në interes të avancimit të çeshtjes shqiptare. “Që shqiptarët të faktorizohen politikisht nëMal të Zi, dhe ta kushtëzojnë qeverinë me procesin e integrimit të vendit në NATO dhe BE, dhe të detyrojnë në menyrë demokratike faktorët poltik malazez te hapin dialogun serioz përndyshimin e statusit të shqiptarëve, duhet të realizojnë hapin e pare politik, të unifikojnë mandatet politike parlamentare, duke krijuar opozitën etnike politike shqiptare në Mal të Zi. Një hap shumë i rëndësishëm dhe i parealizuar për mes shumë se dy dekadave të veprimt politik në Mal të Zi “.

Fakti që pas zgjedhjeve të fundit parlamentare dhe lokale kam bindjen se shqiptarët i përfaqësojnë humbësit politik shqiptarë, të cilët tani më e kanë bërë praktik që në fushatat parazgjedhore të dalin para trupit zgjedhor shqiptarë me flamurin kombëtar, duke rrahur gjoksin, dhe duke përdorur fjalë shumë të mëdhaja patriotike, e fjalët janë ato të cilat i merr era, derisa veprat konkrete janë ato të cilat i shkrun historia, e ka kuptimin e devalvimit të plotë politik të shqiptarëve dhe nënshtrimin dhe mohimin e vullnetit politik të popullit shqiptarë në Mal të Zi.

Është koha e fundit, që përfaqësuesit e partive politike shqiptare, të ndërpresin veprimin dhe praktikën e deritanishme, që me qëndrimin e tyre servil të bëjnë kualicione qeveritare dhe lokale me përfaqësime politike malazeze të cilët i shfrytëzojnë shqiptarët më shumë se dy dekada për të ndërtuar fatin e tyre, në fatkeqësi të populli shqiptarë. Faktorit politik shqiptarë sot i mungon dija, profesionalizmi dhe morali. Me lojtarë të harxhuar politikë nuk mund të arrihen rezultate positive, në kohën kur kriza e rënd ekonomike dhe sociale tashmë e ri aktualizon emigrimin dhe ikjen masive të të rinjve shqiptarëdhe boshatisjen e vendbanimeve me shumicë shqiptare.

Sot kur Mali i Zi, ndodhet në procesin e integrimit në NATO dhe BE, patriotizmi shqiptarë çmohet dhe matet me dije, ekonomi, investime dhe bashkëpunim ndër shqiptarë në funksion të rikthimit të shpresës për rininë shqiptare, se ardhmëria e shqiptarëve është dhe duhet të jetë zhvillimi i vendbanimeve shqiptare e jo emigrimi masiv nëpër vendet e botës.

 

QANI OSMANI

(autori është anëtar i Këshillit kombëtar shqiptarë në Mal të Zi)