Partitë e pakicave refuzojnë bisedimet për qeverinë e përkohshme

0

Partitë që përfaqsojnë popujt pakicë besojnë se çështja e qeverisë së unitetit kombëtar nuk mund të jetë një prioritet i tanishëm i tyre , por ka shumë pyetje të tjera të hapura që duhen diskutuar me dialog,dhe të gjendet një model bashkëpunimi që do të zvogëlojë dallimet politike në Mali të Zi. Prioritetet kryesore janë integrimet euroatlantike, si dhe ndertimi i Malit të Zi si shtet shumëkombësh i qytetarëve të lirë dhe të barabartë, thuhet në komunikatën e nënshkruar nga PB, Forca, IQK dhe Alternativa Shqiptare.

 

“Këtu kemi veçanërisht parasysh se në mesin e nënshkruesve të iniciativës së qeverisë së unitetit kombëtar,  janë persona të profileve të ndryshme politike ku programet dhe aktivitetet e tyre, në mënyra të ndryshme , nuk lidhen me prioritetet e mësipërme. Gjithashtu , ngjarjet e fundit , si dhe disa ngjarje më të hershme , tregojnë se subjektet të caktuara politike dhe përfaqësuesit e tyre brenda opozitës , shprehin një qëndrim shumë të ashpër ndaj disa çështjeve të rëndësishme për popujt pakicë , nga e kaluara e afërt ose e largët , si dhe për zyrtarë të lartë e bashkatdhetarë tanë nga shtetet fqinjë, ku individë në udhëheqjen e opozitës, gjatë vizitës së tyre në vend, dolën në protesta. “, përfundon deklarata .