Partitë e pakicave do të votojnë për qeverinë

0

Përfaqësuesit e partive të pakicave nuk do të ja mohojnë përkrahjen qeverisë, të paktën sipas deklaratave paraprake të tyre.

Deputeti i Partisë Boshnjake Amer Kallac tha për gazetën “Dan” se nuk do të kishte kuptim votimi kundër qeverisë në të cilën kjo parti merr pjesë, kurse ai i Forcës Genci Nimanbegu tha se do të votojë për qeverinë por se grupi i punës për përgatitjen e zgjedhjeve duhet të vazhdojë punën e vet.

Përkrahjen qeverisë pritet ta votojnë edhe deputetët e Alternativës Shqiptare dhe Inicitivës Qytetare Kroate.