Parlamenti MZ: Ndalimi i dukurisë “Informer”: Të gjithë pro, DPS kundër

0

Në parlamentin Malazez u diskutua për mediat, me ç rast opozita propozoi ndrryshimin e Ligjit për media që të evitojë përhapjen mediatike të urrejtjes nacionale dhe satanizimin e qytetarëve nëpërmes tablloidëve.
Të gjitha partite në parlament, përpos partisë së Gjukanoviqit DPS, propozuan ndryshimin e ligjit për mediat sipas së cilës gjykata mund të ndalojë distribuimin e mediave që edhe pranë ndalimit juridik, vazhdon që të publikojë artikuj që:
Ftojnë për rrëzimin me dhunë të rendit ligjor, tërësisë teritoriale të shtetit, cënohen të drejtat dhe liritë e garantuara të qytatarëve, urrejtja apo edhe inatosje në bazë racore apo fetare.
Një nga arsyet indirekte për këtë është kampanja disa mujore e tabloidit “Informer” i cili satanizon një nga aktivistet më të dalluara të sektorit joqeveritar Vanja Çalloviq si dhe për shkak të përmbajtjeve që ofendojnë pakicën kombëtare shqiptare.
Velizar Kallugjeroviq nga Partia Popullore Socijaliste sheh motivin për brutalitet të tabloidit Informer në ruajtjen e pushtetit aktual nga ktitikat:
“Publiku duhet të jetë i njoftuar me faktin se objekti i atakut më brutal në një grua, pra zonjën Vanja Çalloviq, të cilën publiku në Mal të Zi pa asnjëfarë dileme e njeh si kritikuesen e pushtetit – pra është më se e qartë se motivi për sulm kaq brutal në një personalitet, është tëntimi që në këtë mënyrë të mbrohet pushteti”, shprehet Kallugjeroviq.
“Nëqoftëse përhapet urrejtja fetare dhe nëqoftëse kthehemi në të nëntëdhjetat, pra në urrejtje nacionale dhe fetare, kjo është diçka e rrezikshme për të gjithë neve”, Tha Genci Nimanbegu nga Forca e re Demokratike.
Duhet të cekim se kundrejt ndërrimit të ligjit mediatik u shpreh Ministria e kulturës dhe mediave, si dhe pjesa më e madhe e asociacioneve mediatike të cilët së bashku përfunduan se këto ndryshime do shpiejnë në aktivim të cenzurës.
Të njajtin argument gjatë diskutimit e përdori deputeti i DPS-së Predrag Sekulliq:
“Nëqoftëse e aprovojmë këtë propozim të ligjit, edhe me ndrrim të amadamenteve, atëherë vemë në veprim llojin më të rëndë të cenzurës. Kur aprovojmë një ligj ai nuk bazohet në një person, në një dukuri në tërësi, apo në një medium. Ai vepron orgo omnes, vepron ndaj të gjithëve. Për atë arsye mund të them se në këtë propozim mshifet një rrezik jashtëzakonisht i madh – që sot apo nesër të mbesim pa asnjë medium. Më frikëson fakti se këto zgjedhje do aktivizojnë cenzurën. Arrin që në këtë mënyrë gjykatësi bazuar në dy tituj ta ndalojë mediumin e caktuar” tha Sekulliq.
Nga SDP, anëtares më të vogël të pushtetit, e përjashtuan tezën se mund të vijë deri tek cenzura. Rifat Rastoder tha se ndyshimet në ligj përputhen me Kushtetutë:
“A mund të jetë cenzurë tentimi që të ndalohet mosrespektimi ndaj principit kushtetues të abuzimit me të drejtën tjetër kushtetuese. A mund të jetë kjo cenzurë? Pra mundoheni që të ndaloni mosrespekitmin e principit kushtetues, në këtë rast ate nacionale, racore apo edhe çfarëdo urrejtje”, Përfundoi Rastoder.
Problemi kyç është që, prej dekriminalizimit të publikimeve të rrejshme, gjygjet nuk patën mekanizma që të ndalin ofendimin e moralit publik, publikimit të ballinave të shëmtuara dhe përhapjen e urrejtjes nacionale.
Ndërprerja e dënimit ndaj publikimeve të rrejshme në ligjin penal ishte me të vërtetë një hap i madh ndaj integrimeve evropiane, por që u keqpërdor si mundësi që disa mediume të fillojnë gjahun ndaj personave, personave publik, familjet e tyre, fatin e tyre, intimën, duke përdorur pamje të shëmtuara dhe turpëruese. Kësi shembujsh ku në një mënyrë flëgrante cënohet reputacioni publik i një personi, apo edhe tentohet që të kompromitohet një person kemi shumë.
Njajtë, dallohet se, kur lodhen apo nuk janë mjaft kreatiitet, të punësuarit apo të deleguarit mediatik vendas, atëherë porositen prej së jashti të paguar për të përfunduar punë”, tha Sulo Mustafiq nga partia Boshnjake.
Dritan Abazoviq, deputet i pavarur, e çmoi se tabloidi Informer ka përkrahjen e majës së shtetit:
“Informer është fytyra e pushtetit. Dhe ajo që shkruan Informer nuk është aq e keqe sepse ai e ekspozon fytyrët dhe maskat e këtij pushtet. Informer është produkt i nëndheshmes dhe majes së DPS-it!”, Tha Abazoviq.