Parlamenti i grave: Të interesuara për masat që merren për mbrojtjen e tyre

0

Sot në Kuvendin e Malit të Zi u majt seanca e 7-të e Parlamentit të Grave, në të cilin morën pjesë përfaqësueset e partive politike dhe OJQ-të që merren me të drejtat e grave.

Nga Ulqini prezente ishin përfaqësueset e Forcës së Re Demokratike, UDSH-së dhe SOS telefonit.

Fatbardha Pulti, nga Forca, bëri pyetje në lidhje me masat që po ndërmerr Qeveria për përmirsimin e kornizës ligjore në drejtim të mbrojtjes së grave nga dhuna në familje dhe a bëhet sa duhet institucionalisht për preventimin e këtij fenomeni.

Nga Ministra e drejtësisë u përgjigjen se në vitin 2017 Qeveria ka miratuar strategjinë e tretë për barazinë gjinore në periudhën 2017-2021, me fokus të vecantë në luftën kundër martesave të detyruara., cka është fenomen mjaft i pranishëm te pakica rome.