Parku ujor: Shtojakët protestojnë

0

Disa dhjetra banorë të Shtojit kanë protestuar kundër ndërtimit të parkut ujor në, siç thonë ata, në tokën private të familjes Rudoviq.

Ato kanë disa vite që kërkojnë rikthimin e pronës për të cilën pretendojnë se i takon familjes tyre.

Shkas për proteste duket se ka qenë dhënia e kushteve tekniko-urbanistike për ndërtimin e parkut, dy ditë më parë.

Kryetari i Komunës Fatmir Gjeka, në deklaratën e tij për “Vijesti” e ka bërë të qartë se toka i takon komunës, çka mund të vërtetohet lehtë në katastër, dhe se askush nuk ka të drejtë të luaj me interesat e qytetit dhe shtetit.

Vendimi i Kuvendit që toka ti jepet kompanisë turke Polin për ndërtimin e parkut ujor, përmban amandamentin i cili familjes Rudoviq i siguron kompensimin të plotë, në rast se gjykata vendos në favor të tyre.