Parisi në të ardhmen

0

Sipas planit klimatik i cili ka për qëllim redukimin e emetimit të gazit deri më 2050 dhe në bazë të kërkesës së pushteti lokal të Parisit, arkitekti belg Vincent Callebaut ka projektuar tetë propozime fascinante për panoramën e Parisit në të ardhmen, që për qëllim ka modifikimin e pamjes së qyteti të titulluar “2050 Parisi Qytet i Zgjuar”. Secila nga tetë kullat e gjelbërta në vete do të bashkojë elementet e ndryshme natyrore dhe qëndrueshmërinë energjetike brenda qendrës së mbipopulluar të qytetit.

Projekti është hartuar në bashkëpunim me inxhinierët e kompanisë Setec Batiment, sipas të cilit, ndërtesat do gjenerojnë vetë energjinë, ushqimin dhe do filtrojnë smogun. Andaj, Callebaut ka konceptuar disa lloje të kullave, kryesisht të parashikuara për vetëkujdesje – disa me kopshte në majat e tyre plot me gjelbërim për prodhimin e oksigjenit shtesë, kurse disa që do të shërbejnë si ura. Ndërtesat futuristike janë të konceptuara në afërsi të lokacioneve të njohura të Parisit, nga stacioni i trenit Gare du Nord deri në lagjen Massena.