Parfumi më i shtrenjtë në botë

0

Harrods, dyqani londinez më i njohur në botë, për të festuar hapjen e një pjese të re, të quajtur Salon du Parfum, ka nxjerrë në shitje parfumin më ektravagant ndonjëherë. Kreatori i njohur i parfumeve Clive Christian krijoi një version të veçantë të No.1 ekskluzivisht për Harrods, me çmim po aq të veçantë prej 228,580 dollarë. I emërtuar No. 1 Passant Guardant, parfumi është i paketuar në një shishe kristali të zbukuruar me 24K flori të mbushur me diamante. Në vend të kapakut, është e vendosur një kurorë dedikuar mbretëreshës Victoria. Pjesa e përparme e shishes është e rezervuar për emblemën me diamante me motiv luani, si dhe tre diamante tjerë, dy të verdhë dhe një i kuq. I gjithë dizajni është punë dore, kurse shishja në total përbëhet prej më shumë se 2.000 diamante. Për të krijuar erën e këtij parfumi janë përdorur përbërës të cilësisë së lartë.