Papërgjegjësi: Hedh zhavorrin në det afër Limanit

0

Policia Komunale e Ulqinit konstatoi se vendasi Gjorgje Zhivanoviq (59 vjec), ka ndotur detin duke hedhur një sasi të konsiderueshme zhavorri në afërsi të Limanit, shkruan “Vijesti”.

Sipas raportit të inspektorëve Bisha dhe Kotorri, ai këtë veprim e ka bërë pa lejen e institucioneve përkatëse dhe i është kërkuar ndalimi i menjëhershëm i punimeve.

Sipas gazetarit të Vijestit, Zhivanoviq fillimisht nuk pranoi se ai e kishte kryer veprimin, e më vonë se kishte marrëveshje që ta hidhte zhavorrin në det.
Bile i sugjeroi gazetarit që të mos ia përmendte as emrin.

Për incidentin janë njoftuar inspektorët e mbrojtjes së ambientit dhe “Të Mirat Detare”.