Papa Françesku: Liria e shprehjes nuk duhet të përdoret për fyerje

0

Në debatin për lirinë e shprehjes, pas sulmeve në revistën satirike Charlie Hebdo, është përfshirë edhe Papa Françesku. Ati i Shenjtë, që gjendet për një vizitë në Azi, tha se ishte në mbrojtje të lirisë së shprehjes, por u shpreh gjithashtu se edhe kjo liri ka kufinj. Papa Françesku u tha gazetarëve se asistenti i tij do të hante një grusht fytyrës nëse do t’i fyente nënën.

“Liria e shprehjes ka limite kur fyhet feja. Të vrasësh në emër të fesë është absurditet, por nuk mund të fyesh fenë e të tjerëve.”- ka thëne ai.