Panairi i turizmit aktiv – Beograd 13-14 maj

0

 

Pas një prezantimi shumë të suksesshëm në panairin e Lukavacit ku edhe kemi fituar paketën a artë për kontribut dhe organizim të këtij panairi, dhe sipas traditës kemi dhënë një ndër shpërblimet kryesore, dhe atë pushimin për shtatë ditë për dy persona, Organizata Turistike e Ulqinit ka marrë pjesë edhe ne panairin e turizmit shëndetësor dhe aktiv që është mbajtur në Beograd me 13 dhe 14 maj.

Panairi ndërkombëtar i turizmit shëndetësor dhe aktiv ka mbledhur një numër të madh të ekspozuesve nga rajoni i Evropes juglindore, por mbi të gjithë ato që kanë në ofertën e tyre programe për turizmin shëndetësor dhe aktiv, animacione të ndryshme në natyre, tretmane specifike per trupin etj.

Të gjithë vizituesit pasi që edhe hyrja ka qenë pa pagesë, kanë patur mundësinë të fitojnë informata të ndryshme, ndërsa në stendën e Organizatës turistike të Ulqinit janë informuar për Kite surf, Plazhin e grave dhe ujin sulfurik, kalërimin në Adë, rutat e të ecurit dhe shumë të tjera.

Ky panair është organizuar nga firma e njohur në Sërbi, Turistička prizma – Prizma turistike, në bashkëpunim me partnered, Organizatën turistike të Beogradit, Zlatiborit, dhe me qytetet partner Banja Llukën dhe Ulqinin.

Në hapjen e këtij panairi fjalën përshendetëse e ka patur drejtori i OT Mr Fuad Haxhibeti, ndërsa shoqata Zana e Ulqinit ka befasuar të pranishmit dhe organizatorët me kërcimet dhe këngët tradicionale ulqinake.

Shpresojmë që prezantimet tona do të ndikojnë në rritjen e numrit të vizitorëve nga këto vende mjaft të rëndësishme për qytetin tonë.

 

Shërbimi i OT Ulqin