Padia ndaj Facebook: 10.000 dollarë dëmshpërblim për çdo përdorues?!

0

Pranë tentimeve që të dëshmohet e kundërta, është më se e sigurtë se Facebook nuk është treguar shejntor lidhur me ruajtjen e privacisë së përdoruesëve. Lajmi i padisë së fundit lidhur me kompaninë në fjalë nuk ndihmon në zbutjen e këtij reputacioni.

Gjykatësi Kalifornian ka nxjerrë përfundim se Rrjeti Social do përballohet me një padi penale të klasit kolektiv përcjellë nga akuzat se ka kontrolluar mesazhet private të përdoruesëve pa leje, me qëllim të shfaqjes së merketingut me shënjestër.Facebook provoi që të mohojë këto akuza, duke cekur se ky veprim nuk është jashtëligjor, dhe se skanimi i lartëpërmendur i mesazheve është i mbrojtur nën përjashitmin i cili ceket në ligjin e Aktit të Privacisë mbi Komunikimin Elektronik, sipas Reuters-it. Çfarë thuhet në këtë akt? Se këto “skanime” janë legjitime nëqoftëse zhvillohen gjatë punës “rutinë” të ofertuesit të shërbimeve.

Gjykatësi kryesor e kundërshtoi këtë, duke thënë se “Zuckerberg and Co.” nuk ka artitur që të japë spjegim për mënyrën se si këto skanime mund të kategorizohen si pjesë e punës rutinë.Siç thotë padia, nga kjo padi do përfitojë çdo përdorues që ka dërguar apo ka pranuar ndonjë link nëpërmes të sistemit të mesazheve private brenda dy viteve të fundit, siç raporton Bloomberg.

Dëmshpërblimi i mundshëm: “deri në” 10,000 $ për çdo përdorues. Të shumëzohet kjo me një miliardë e më shumë përdorues që ka rrejti i Facebook-ut, del një shumë goxha e madhe. Lajm tjetër është se paditësit gjithashtu urdhërojnë që të ndalen skanimet e mesazheve nga tash e tutje. Githashtu edhe Google është në proçes të ngjashëm. (por jo padi kolektive) për shkak të skanimit të mesazheve në rrjetin e vet. Rezultatet e të dy rasteve, me siguri që do kenë ndikim të madh në në komunikimin tonë në internet, dhe është më se e sigurtë, që do i përcjellim këto raste në vitin që vjen.