Otrant-Olimpik shkatërron Mogrenin në Budva

0

foto: Jakup Betuzi

Skuadra e qytetit tonë në ndeshjen e luajtur sot në Budva shkatërroi plotësisht vendasit e Mogren me një rezultat pothuajse hendbollistik, 1-9.

Për Otrant 4 gola shënoi Mollabeqiri, 2 Divanoviq, kurse në listën e golashënuesve u regjistruan edhe Caushi, Shkrela dhe Rexha.

Ekipi ynë në 4 xhirot e para ka grumbulluar 10 pikë dhe gjendet në vendin e parë.