Otrant-Olimpik: Nga ne ska parregullsi. Jemi të hapur për cdo kontroll

0

Kumtesë për media

”Stafi menaxhues dhe lojtarët e klubit Otrant-Olimpikit me indinjatë hedhin poshtë dyshimet për parregullsi në ndeshjen Otrant-Çelik. Është interesante se akuzat vijnë pasi klubi ka arritur formën më të mirë në vitet e fundit, dhe ngadalë po ngjitet në pozicionet që çojnë në kategorinë e parë, çka si duket dikujt nuk i konvenon .

Rezultati i ndeshjes me Çelikun është një matës i forcave në fushë , çka e tregon edhe fitorja  e thellë në Bijello Polje me rezultatin 5: 0, që do të thotë se rezultatet e tilla nuk janë të pamundura dhe nëse vazhdojmë me këtë lojë këto rezultate do të jenë më të shpeshta.

Pavarësisht nga e gjithë kjo, udhëheqësia dhe lojtarët e klubit janë në dispozicion të Federatës së Futbollit,  Prokurorisë, Policisë dhe të gjithë autoriteteve tjera për të zbuluar rrethanat e kësaj dhe të ndeshjeve të tjera, sepse nuk kemi asgjë për të fshehur, dhe se këto përpjekje nuk do të prishin atmosferën e jashtëzakonshme në klub që në periudhën e ardhshme premton fitore të tjera bindëse.”