Otrant-Olimpik ndalohet në finale nga penalltitë

0

Skuadra e futbollit Otrant-Olimpik mori pjesë në edicionin e sivjetshëm të Kupës së Pavarsisë, e cila u organizua me rastin e 105 vjetorit të ngjarjes më të rëndësishme kombëtare.

Në këtë turne, përvec skuadrës nga Ulqini, morën pjesë edhe KF Tirana, Liria e Prizrenit dhe Struga.

Otrant fitoi ndaj Lirisë me rezultat 2-1, kurse Struga mundi Tiranën 1-0.

Fituese e Kupës së Pavarsisë u shpall Struga, e cila në finale fitoi me penallti ndaj Otrant-Olimpik.