Otrant-Olimpik fiton në Radoviq kundër Sllogës

0

Otrant-Olimpik arritit të fitojë edhe në javën e fundit për këtë sezon. Në ndeshjen e luajtur në Radoviq, Otrant fitoi me rezultatin 3-1 ndaj skuadrës vendase të Sllogës.

Golat u shënuan nga Shkreli, Gjinoviq dhe Alibegu.

Pas kësaj fitoreje, Otrant shkon në pushim në krye të tabelës me 26 pikë.

Për Televizionin Teuta, zyrtarët e klubit kanë bërë të ditur se kohët e fudit po hasin në vështirësi financiare, prandaj edhe kërkojnë ndihmë nga pushteti lokal.