Otrant-Olimpik: Emërohet kryesia e re e klubit

0

Në bazë të vendimit të Kuvendit të klubit lajmërojmë opinionin që është emëruar udhëheqësia e re e klubit. Në bazë të Vendimit u formua edhe Këshilli drejtues në përbërje të dashamirëve të fudbollit, aktivistëve sportiv dhe përfaqësuesve të sponsorëve.

Për kryetar të klubit u emërua Arian Murati ndërsa për nënkryetarë u emëruan Arjan Lamoviq dhe Halil Dali Truma. Funksionin e drejtorit sportiv do e kryejë Filip Joviqeviq ndërsa si Sekretar i klubit do vazhdojë të jetë Selim Gorana. KF “Otrant Olympic” këtë vit garues do marrë pjesë në Ligën e dytë Malazeze e cila do fillojë ditën e diele me 13.08.2017. vit. Ne stadiumin “Olympic” vjen ekipi i KF “Bokel” nga Kotorri.
Shërbimi për informim

KF “Otrant Olympic”