OT: Promovime në Pragë dhe Beograd

0

Organizata turistike e Ulqinit këto ditë është duke prezantuar ofertat turistike në Çeki dhe Serbi, gjegjësisht në kryeqytetet Pragë dhe Beograd.

Na Pragë prezantimi është organizuar në bashkëpunim më OT të Budvës, Tivarit, Kotorrit dhe Tivatit në panairin “Prague Holiday World 2015”

Çekia është një ndër tregjet në rritje sa i përket përqindjes së turistëve që nga ky vend vizitojnë Ulqinin, me një rritje prej 25% krahasuar me vitin 2013.

Ofertat e tyre në këtë panair i kanë paraqitur edhe Riviera e Ulqinit, villa Eneida dhe Llolla.

Në panairin në Beograd, OT e Ulqinit merr pjesë në kuadër të Organizatës nacionale të turizmit. Turistët nga Serbia në vitin 2014 kanë kryer mbi 9 mijë fjetje në Ulqin, me një rritje prej 1% në krahasim me një vit më parë.

Në këtë panair ofertat e tyre i kanë paraqitur hoteli Albatros, Riviera e Ulqinit dhe një numër i agjensive turistike.