OT: Promovim i ofertës turistike në panairin e Novi Sad-it

0

Organizata turistike e Malit të Zi dhe organizatat turistike lokale po promovojnë në panairin e turizmit në Novi Sad ofertën turistike të vendit.

Ndër organizatat lokale ndodhet edhe ajo e Ulqinit e cila me pjesëmarrjen e saj të tretë synon që këtij tregu gjithnjë në rritje ti promovojë larminë e ofertave të veta turistike.

Ky panair ndërkombëtar është i orientuar më së shumti drejt promovimit të destinacioneve që ofrojnë turizëm shëndetsor, rural, e sidomos eko-turizmin si një degë gjithnjë e më atraktive për pushuesit.