OT: Numri i turistëve i njëjtë me vitin e kaluar

0

Sipas statistikës së publikuar nga Organizata turistike e Ulqinit, në qytetin tonë janë duke pushuar 29.454 mysafirë, cka është shifër e njëjtë me atë të vitit të kaluar.

Hotelet kane një vizite pak më të mirë, 3% më mirë se vitin e kaluar, kurse në kapacitetet private situata është e njëjtë.

Këto shifra gjithsesi nuk janë reale, pasi tollovia në qytet dhe në plazhe tregon për një numer 4-5 herë më të madh.