OT: Në Ulqin pushojnë rreth 2800 turistë

0

Sipas të dhënave të Organizatës Turistike të Ulqinit , në qytet për momentin janë duke pushuar 2876 turistë të regjistruar.

Prej tyre 2560 janë të huaj kurse 316 janë vendas. Në hotele janë të akomoduar 1628 turistë, në kampe 78, kurse 1170 janë në akomodim privat.