OT-Green Home: Të forcohet bashkëpunimi në realizimin e projekteve

0

Me 15.02.2017.në ambientet e Organizatës Turistike të Ulqinit u mbajt një takim në mes të përfaqësuesve të OJQ-së Green Home dhe Organizatës Turistike e Ulqinit, ku u diskutuan mundësitë e forcimit të bashkëpunimit mes OJQ-ve dhe OT-së, të cilët më herët kanë bashkëpunuar në projekte të ndryshme. Gjatë takimit, përfaqësuesit e OJQ Green Home prezantuan projektin në të cilin po punojnë aktualisht dhe i cili ka të bëjë me valorizimin e qytetit të vjetër dhe Liqeni të Shasit.

Ky projekt ka filluar që 2 vjet dhe nga Green Home deri tani kanë ndërtuar pikën informative, broshura të ndryshme dhe materiale promovuese në kuadër të projektit “Mbështetje për komunitetet lokale në zbatimin e praktikave të turizmit në bazë të burimeve natyrore dhe biodiversitetit rreth Liqeni të Shasit, si dhe faqen online sasko.me.

 

Green Home planifikon zgjerimin e stazë për këmbësor në zonën mbi liqun ku ndodhet edhe një belveder i bukur. Gjithashtu në këtë zonë janë duke planifikuar përpunimin e një harte të madhe me të gjitha stacionet e caktuara dhe prodhuesit artizanal vendas dhe si dhe ato të produkteve lokale (mjaltë, vaj, etj).

Organizata Turistike e Ulqinit ka mbështetur gjithmonë projekte të ngjashme që ndikojnë në nxitjen dhe zhvillimin e ofertës turistike dhe gjithashtu i dha mbështetjen e saj Green Home për zbatimin e këtij projekti si dhe projekteve të tjera.