OT e Ulqinit ne panairin ndërkombëtar në Pragë

0

Panairi ndërkombëtar i turizmit në Prag Holiday World 2017 (16-19.02.2017) 

Panairi ndërkombëtar i turizmit në Prag është një manifestim tradicional në të cilën Organizata Turistike e Ulqinit prezanton ofertën e vet për tregun e Çekisë, prej të cilit kemi një numër të konsiderueshëm të turistëve. Bashkëpunimi i mirë me organizatat tjera lokale ka rezultuar me pjesëmarrjen e përbashkët ne këtë panair ku Organizata e Ulqinit po merr pjesë me OT të Budvës, Tivarit, Tivatit, Herceg Novit, Podgoricës dhe Kotorrit.

 

Ditën e parë të panairit janë mbajtur takime me përfaqësuesit e agjensioneve turistike dhe turoperaterëve me të cilët do të vazhdohet bashkëpunimi. Vizitorëve të stendës sonë është ofruar material i ndryshëm promovues në gjuhën angleze dhe çehe që janë informuar si për ofertën turistike të Ulqinit por edhe të Malit të Zi në tërësi për vitin 2017. Interesimin më të madh e kanë patur për akomodimin privat por edhe të hoteleve në vendet bregdetare, por edhe për çmimet e sezonit veror për këtë vit. Prej afaristëve në panairin e Pragut janë prezent Riviera e Ulqinit, .

 

Ditën e dytë të panairit me 17 shkurt është e planifikuar press konferenca ku do të marrin pjesë rreth 15 gazetarë të ndryshëm siç janë: Travel Trade Gazette, World Trend, Spigl, New Europe, The Economist, Gastro Report, Travel Proxy, Dorian Press, Urfart, Will Shows, CTP etj. Drejtori i OTU Mr Fuad Haxhibeti do të ketë disa minuta në dispozicion për të prezantuar ofertën turistike të Ulqinit gazetarëve.

 

Në panairin e 26 ndërkombëtar që mbahet në Prag marrin pjesë rreth 70 vende të ndryshme me 800 ekspozues, dhe deri në fund të panairit priten rreth 35.000 vizitor.

 

Shërbimi i OT Ulqin