Osmanoviq: Shqiptarët të zhgënjyer me pavarsinë e Malit të Zi

0

Në një studim i cili kishte për qëllim të hulumtonte gjendjen e shqiptarëve në Mal të Zi, përceptimin e tyre për arritjet ekonomike, statusin  kombëtar e social dhe vetëqeverisjen lokale në vendet ku ata janë shumicë, treguan se në përgjithësi mbizotëron një pakënaqësi i madhe.

Dr. Sabina Osmanoviq, profesoreshë në universitetet e Tiranës dhe Shkodrës, e cila mori vetë pjesë në hulumtim, tha për “Vijesti” se 82% e shqiptarëve janë të pakënaqur me gjëndjen e tyre, mënyrën se si shteti i trajton problemet ekonomike e sociale, dhe se janë komplet të zhgënjyer nga pavarsia e Malit të Zi.

Ajo këtë punim e prezantoi në konferencën ndërkombëtare të mbajtur në SHBA.

Sipas këtij studimi, të kryer mbi 352 të anketuar nga trevat me shumicë shqiptare në Mal të Zi, entuziazmi i vitit 2006 dhe shpresat për zgjidhje të favorshme të problemeve pothuajse janë zhdukur.

Shumica e tyre besojnë se shqiptarët ishin faktor më i rëndësishëm para pavarsisë së Malit të Zi sesa pas saj.