Organizata Turistike: Manifestimi “Të gjithë për turizëm” në fillim të majit

0

Organizata Turistike e Ulqinit ka njoftuar se në fillim të muajit maj do të organizojë manifestimin “Të gjithë për turizëm”.

Manifestimi zgjat prej me 1 deri me 3 maj, dhe do të përmbajë një sërë evenimentesh që do të kenë për qëllim promovimin e turizmit në qytetin tonë.

Nga këto bie në sy promovimi i filmit “Ulqini në Telajo” që do të mbahet në Kala si dhe Koncerti Festiv në Plazh të Vogël.