Organizata Turistike e Ulqinit mori pjesë në panairin Winter Events & Spa Travel Market në Beograd

0

Winter Events & Spa Travel Market është një panair i biznesit të specializuar në turizmin spa në Evropën Juglindore. Manifestimi synon të krijojë një bashkëpunim më të mirë midis industrive të turizmit të vendeve të Evropës Juglindore dhe vendeve të tjera evropiane, si dhe me kompani jashtë Evropës që tregojnë interesim për rajonin.

Organizata Turistike e Ulqinit me 16 dhe 17 tetor mori pjesë për të dytën herë në panairin afarist Winter Events & Spa Travel Market , i specializuar për objektet hotelerike, tur-operaterët, agjensitë turistike, dhe distributerët e tjerë që merrën me turizmin dimëror.  Organizata Turistike e Ulqinit me këtë rast ka vendosur kontakte me ekspozuesit e tjerë dhe se prezentë në panair ishin edhe hotelierë nga Uqini, gjegjësisht hoteli Mediteran dhe Pallata Venecia. Ky i fundit fitoi edhe çmimin Prizma në konferencën në Beograd, e cila jepet për ciësinë e ofertës turistike.