Organizata turistike e Podgoricës hap zyrë në kufirin me Shqipërinë

0

OT e Podgoricës ka hapur zyrën e vet në pikëkalimin Hanit të Hotit në kufirin me Shqipërinë.

Duke e vlersuar rëndësinë e turistëve që vijnë nga Shqipëria por edhe të huajt që këtë pikë e kanë si kalimtare, puna në këtë zyrë do të zhvillohet edhe gjatë ditëve të fundjavës me dy turne.

Zyra do të jetë e hapur gjatë gjithë sezonit turistik dhe do të ofrojë informata mbi qytetin dhe vendin, do të shpërndajë material promovues të OT së Malit të Zi dhe qyteteve tjera, si dhe udhëzimet e duhura për paraqitjen e banimit.

 

 

/CdM/