Opozita në Kosovë planifikon protesta kundër marrveshjeve me Malin e Zi dhe Serbinë

0

Opozita kosovare ka paralajmëruar protesta gjithëpopullore kundër marrëveshjes së nënshkruar në Vjenë nga kryeministrat Mustafa dhe Vuciq, në lidhje me autonominë e komunave me shumicë serbe në Kosovë, shkruan gazeta “Koha ditore”.

Gjithashtu opozita është e pakënaqur edhe me marrëveshjen kufitare të arritur me Malin e Zi, dhe do të kërkojë nga qeveria tërheqjen nga këto marrëveshje.

Data e protestave nuk është caktuar por do të bëhet e ditur pas nënshkrimit të peticionit të qytetarëve kundër këtyre marrëveshjeve.