Opozita malazeze kërkon dënimin e tifozëve shqiptarë në Ulqin, Plavë e Tuz!

1

Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi Branko Radulovic do të inicojë mbledhjen e Kolegjiumit dhe do të kërkojë nga organet ligjvënëse të shqyrtojnë organizimin e tubimit të tifozëve të Shqipërisë, të cilët kanë festuar të martën ndërprerjen e ndeshjes Serbi – Shqipëri.

Opozita ka kërkuar në seancën parlamentare që organet kompetente të reagojnë dhe të dënojnë organizatorë e tubimit të tifozëve të Shqipërisë të cilët kanë festuar në Ulqin, Plavë dhe Tuz.

Deputeti i partisë Fronti Demokratik Emilo Labudovic kërkon reagim dhe dënim të organizatorëve. Ai konsideron se kjo është çështje serioze e sigurisë. Me të pajtohet edhe Nënryetari i Kuvendit Radulovic.

 

1 Koment

  1. Kur jane Shqiptaret ne pytje tan partit Malazeze jane njisej ! Opozit, Pushtet tan jan njisej.
    Branko Radeulloviq ka qen Liberal e Emilo Labudoviq gazetar i propagandes tv titograd ne vitet 90.

    Dikur keta dy kan qen armiq dhe kundershtar e tesh kur jane ne pyetje shqiptaret jan bashk!

Comments are closed.