Opozita kërkon pjesmarrje në ASK, Entin e punësimit…shkarkimin e drejtoreshës së televizionit.

0

Sot në Podgoricë është mbajtur mbledhja e liderëve të partive që kanë përfaqsues në Kuvendin e Malit të Zi.

Në takim partitë opozitare URA, Demos, PSD, paraqitën një platformë të veten me të cilën përvec ministrive të ofruara nga Gjukanoviq, kërkojnë edhe pjesmarrje në shumë institucione me rëndësi në kontrollimin e zgjedhjeve.

Përvec pjesmarrjes në Agjensinë e Sigurisë Kombëtare, Entin e punësimit, Drejtorinë e burgjeve, ato kanë sugjeruar edhe shkarkimin e drejtoreshës së Radiotelevizionit të Malit të Zi Radojka Rutoviq.

Kryeministri Gjukanoviq tha se kjo platformë do të diskutohet në ditët në vijim.

Në takim ishte prezent edhe shefi i delegacionit europian Mitja Drobnic.