Opinion: Kështu kanë jetuar fëmijët e lindur në vitet 1970-të, 80’të & 90’të

0

Nga Anduena Ramadani

Për të gjithë ata fëmijë që ka lindur dhe e kanë përjetua këtë periudhë:1970-të, 80-të & 90-të !!

Së pari , Kemi lindur dhe kemi jetuar normal edhe pse nënat tona kur kanë pas dhimbje koke kanë pirë aspirinë, kanë ngrënë ushqim të konservuar, kanë pirë duhan, kanë punuar deri në ditën e fundit të shtatzënisë dhe kurrë nuk e kanë bërë testin e diabetit.

Në atë kohë kurrë nuk kanë ekzistuar vërejtjet në stilin “ Ruaj nga fëmijët” në shishet e medikamenteve, në dyert e ormanëve. Ne kur ishim 10-11 vjeç nuk i kemi mbartur Pampersat dhe nuk kemi urinuar në shtretër.

Si fëmijë, kemi shëtitur me makina pa lidhë rripin e sigurimit, ato makina nuk kanë qenë të pajisura me AIR BAG poashtu nuk kemi pas helmeta në kokë kur kemi shëtitur me biçikleta dhe rroshlla.

Kemi pirë ujë nga zorra që ujit kopshtin por asnjëherë s`kemi pirë ujë nga shishet që shiten nëpër supermarkete. E kemi ndarë me shokët tanë shishen e koka-kolës dhe ASKUSH Nuk ka vdekur si pasoj e kësaj

Kemi ngrënë akullore nga qumështi, bukë të bardhë dhe gjalpë origjinale, pinim koka-kola të cilat edhe atëherë ishin plot sheqer por asnjëherë nuk ishim me mbipeshë Për arsye se GJITHNJË KEMI LOZUR JASHT

Kemi dal nga shtëpia në mëngjes dhe kemi luajtur gjatë gjithë ditës deri sa janë fikur dritat në rrugë, fshehtas, planesh, klisa, kapitasha (porta), partizan dhe gjerman, kauboj dhe indian, dhe të gjitha ato që vetëm një fëmijë mund ti ndërtoj më imagjinatën e tij

Jo rrallë askush nuk ka mund të na gjej gjatë gjithë ditës.

Dhe asnjëherë nuk ka pas probleme…

Argëtoheshim gjatë gjithë ditës duke bërë triçiklet nga mbeturinat e bodrumeve, lëshoheshim nëpër rrugë me të dhe na binte në mend që nuk ia kemi bërë frenat. Pas rrëzimeve, thyerjeve të gishtërinjve dhe mavijosjeve kemi mësuar ta zgjidhnim problemin

Ne nuk kemi pas shokë të imagjinuar as probleme me koncentrim në shkollë. Neve nuk na kanë dhënë kurrë tableta kundër hiper-aktivitetit. Ne nuk kemi pas psikolog të shkollës as udhëzues dhe në fund të fundit e kemi përfunduar një far shkolle.

Neve nuk na kanë shitur kurrë DROGË para shkollës…

Ne nuk kemi pas: Playstation, Nintendo, X-Box, asnjë video-lojë, nuk i kemi pasur 99 programe në televizion (vetëm dy), nuk kemi pas video rekorderë, surround sound, telefona celular, kompjuterë, Internet, chat rooms…….

NE KEMI PASË SHOKË

E NE KEMI DAL JASHT QË TË SHOQËROHEMI ME TA!

Rrëzoheshim nga pema, kemi ditur edhe të prehemi në xhama, të thyenim dhëmbin, këmbën ose dorën, por Prindërit tonë asnjëherë s`kanë shkuar në Gjykatë për këtë.

Loznim shtiza dhe shigjeta, ndërtonim katapulte dhe hidhnim petardët për VITIN E RI dhe gjitha këto i kemi kaluar pa pasoja!

Shkonim në këmbë ose me biçikletë deri te shoku, i binim ziles në derë ose thjeshtë futeshim brenda që të shoqëroheshim së bashku!

Kur binim ndesh me ligjin, prindërit tonë nuk paguanin kaucion për ta na nxjerr. Në të vërtetë kanë qenë më të rreptë se vet ligji!

Ne nuk e kemi kaluar një vikend me nënën e një me babanë. Ne kemi pas një shtëpi dhe një familje.

50 vitet e fundit kanë qenë më të durueshmet

Gjenerata jonë ka nxjerrë talentet dhe shkencëtarët më të mirë deri me sot.

Kemi pasur lirinë, të drejtën për gabime, suksesin dhe përgjegjësinë. dhe kemi mësuar që të jetonim me këtë!

EDHE TI I TAKON KËSAJ GJENERATE?

URIME!

NDAJE KËTË MË NJERËZIT E NJËJTË TË CILËT KANË PAS FATIN QË TË RRITEN SI FËMIJË TË VËRTETË, PARA SE AVOKATËT, LIGJI DHE QEVERIA TË TREGOJNË SE SI DUHET TË JETONI!

Ndoshta është mirë që këtë porosi t`ia dërgoni edhe fëmijëve tuaj që të shohin se si janë rritur prindërit e tyre

Që ta keni më të lehtë për ta lexuar. Kjo është shkruar me SHKRONJA TË MËDHA !!!

Pershendetje gjenerate !

 

 

/gazetaexpress.com/