OKB: Sulmi i Izraelit në Gaza mund të jetë krim lufte

    0

    Aksionet ushtarake të Izraelit në Gaza mund të përbëjnë krime lufte, ka deklaruar shefi i të drejtave të njeriut i OKB-së, Navi Pillay, në ditën e 16-të të sulmeve.

    Sulmet e Izraelit në Gaza kanë marrë jetët e së paku 648 palestinezëve, duke përfshirë një numër të madh fëmijësh. Më shumë se 4000 njerëz janë lënduar. Ndërkohë, numri i izraelitëve të cilët kane humbur jetën gjatë këtyre ditëve është 31.

    Këshilli i 46 kombeve, i cili është forumi më i lartë i OKB-së për të drejtat e njeriut, ka votuar një rezolutë të parashtruar nga Palestina, e cila dënon shkeljet e përhapura, sistematike dhe të vrazhda të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

    Ministri i punëve të jashtme i Palestinës, Riad Malki, ka bërë apel tek komuniteti ndërkombëtar që të mbahen përgjegjës për krimet.

    Forcat izraelite kanë sulmuar vende të shumta përgjatë Rripit të Gazës, duke përfshirë centralin e vetëm të enklavës, ndërkohë që diplomatët kanë intensifikuar përpjekjet për t’i dhënë fund gjakderdhjes.

    Shërbimet emergjente palestineze kanë thënë që të paktën 6 persona janë vrarë dhe 20 jane plagosur rëndë sot herët në mëngjes gjatë sulmeve në qytetin jugor Khan Yunis,