OJQ RDA-UBA: Projekt për procesin e vendimmarrjes në mbrojtjen e mjedisit

0

KUMTESË PËR MEDIA

U MBAJT TRAJNIMI PËR ORGANIZATAT E SHOQËRISË CIVILE PËR MEKANIZMAT E PJESËMARRJES NË PROCESIN E VENDIMMARRJEVE NË FUSHËN E MBROJTJES SË MJEDISIT

OJQ Agjensioni për Zhvillim Rajonal – Ulqin Biznes Asociacioni filloi realizimin e projektit „Sektori civil i qëndrueshëm i Ulqinit për një mjedis më të mirë“, i cili ka për qëllim të forcojë organizatat e shoqërisë civile dhe pjesëmarrjen e tyre aktive në procesin e vendimmarrjes në fushën e mbrojtjes së mjedisit në Ulqin.

Në kuadër të këtij projekti, të mërkuren me datë 01.08.2018. në sallën e vogël të Komunës së Ulqinit është realizuar trajnimi për organizatat e shoqërisë civile për mekanizmat e pjesëmarrjes në procesin e vendimmarrjes në fushën e mbrojtjes së mjedisit.

Trajnimi është organizuar me qëllim që të edukohen përfaqësuesit e shoqërisë civile mbi mekanizmat që mund të përdoren për të marrë pjesë në kohën e duhur dhe në mënyrë të drejtë në proceset e vendimmarrjes që lidhen me çështjet e interesit të komunitetit lokal, me një vëmendje të veçantë në mjedisin jetësor. Në trajnim morën pjesë përfaqësues të organizatave që merren me mbrojtjen e mjedisit jetësor por edhe ato që kanë në qendër të vëmendjes proçeset e avokimit publik dhe aktivitete të ngjashme shoqërore.

Ky projekt mbështetet nga programi për dhënien e granteve “Komuniteti im – një komunitet më i fuqishëm” i cili është pjesë e projektit me të njëjtin emër. Financohet nga Bashkimi Europian përmes delegacionit të Bashkimit Europian në Mal të Zi, në kuadër të Programit IPA për zhvillimin e shoqërisë civile të Malit të Zi për vitin 2016 dhe implementohet nga Qendra për Zhvillimin e Organizatave Joqeveritare (CRNVO) në partneritet me organizatat joqeveritare, shoqata për Zhvillimin e Shoqërisë civile nga Bijello Pole dhe Zona Aktive nga Cetina.

Elvir Zeçeviq

OJQ Agjensioni për Zhvillim Rajonal – Ulqin Biznes Asociacioni

Ovaj projekat je podržan kroz projekat “Moja zajednica-Snažna zajednica” koji realizuje Centar za razvoj nevladinih organizacija CRNVO a finansira ga Evropska unija posredstvom Delegacije Evropske unije u Crnoj Gori.