OJQ RDA-UBA: KONKURS PËR QIRAMARRËSIT E PLAZHEVE TË ULQINIT

0

KUMTESË PËR MEDIA

#VELIKAPLASTICFREE

Agjensioni për Zhvillim Rajonal – Ulqin Biznes Asociacioni është duke realizuar projektin “Përfshirja e qiramarrësve të plazheve dhe bareve për Plazhin e Madh më të pastër në Ulqin” i cili ka për qëllim zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm përmes mardhënies me plastikën si dhe ngritjen e vetëdijes së publikut dhe institucioneve në lidhje me pasojat e ndotjes nga plastika.

Në kuadër të këtij projekti kemi nisur një konkurs për qiramarrësit e plazheve përmes së cilës dëshirojmë të promovojmë aktivitetet ekologjike. I bëjmë thirje të gjithë qiramarrësve të plazheve që të krijojnë dhe organizojnë ndonjë akcioni apo aktivitet me qëllimin kryesorë që të zvoglojnë shfrytëzimin e  plastikës në plazhet e tyre. Veprimi apo aktiviteti duhet të organizohet jo më vonë se me datën 05.09.2018.

Propozimet për aktivitete duhet të dërgohen me e-mail në uba@t-com.me deri me datën 28.08.2018 në ora 16.00.  Fituesi do të marrë një çmim të vlefshëm në formën e enëve ekologjike që duhet të zëvendësojnë përdorimin e enëve nga plastika që përdorohen një herë, çmimi përbëhet nga paketimet e enëve biodegraduese dhe gotave me vlerë prej 200.00 euro për çmimin e parë, 140.00 euro për çmimin e dytë dhe 100.00 euro për çmimin e tretë.

Të gjithë pjesmarrësit e konkursit do ti ftojmë të marrin pjesë në koktejin për dhënien e çmimeve që do të organizohet si aktiviteti përfundimtar në fillim të shtatorit të këtij viti.

Projekti është mbështetur nga Fondacioni Prince Albert II i Monakos, përmes inicijativës Bemed dhe pjesërisht i mbështetur nga N.P. të Mirat Detare nga Budva.

The Organization benefits from the support of Beyond Plastic Med

www.beyondplasticmed.org