OJQ MogUl: Trajnim për liderat e rinj

0

OJQ MogUL ka hapur aplikimin për shkollën politike:

“TRAJNIMI I LIDERAVE TË RINJ PËR ÇËSHTJE PUBLIKE”

Shkolla përbëhet nga dy module dhe do të mbahet në fund të shtatorit në Ulqin dhe Tiranë.

Moduli i pare do të organizohet ne Ulqin, ku do te diskutohet për çështje përmbajtësore si mendimi politik, ekonomia, proceset dhe institucionet politike, marrëdhëniet ndërkombëtare, decentralizimi, integrimi evropian etj.

Moduli i dytë do të mbahet në Tiranë dhe do të merret me çështje më praktike dhe konkrete, do të diskutohet për mediat dhe komunikimin, fushatimet dhe marrëdhëniet me publikun, vizitë institucioneve shtetërorë të Shqiperisë dhe vizitë televizionit TopChanel.

Për të aplikuar dërgoni tek adresa e emailit mog-ul@t-com.me, një CV tuaj dhe një letër të shkurtër motivimi, dy paragrafë për të shpjeguar se përse do të donit të merrnit pjesë në këtë aktivitet dhe çfarë përfitimesh shpresoni të nxirrni nga ky trajnim.

Projekti mbështetet nga Fondi për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave dhe në partneritet me TV Teutën.