OJQ Likud të dyshimtë?!

4

OJQ Likud, me të cilët Kryetari i Komunës Gjeka ka nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi, është organizatë e dyshimtë dhe nuk ka të bëjë me hebrenjtë, sipas Komunitetit të Hebrenjve të Malit të Zi, të cilët njihen nga shteti i Malit të Zi.

Komuna me OJQ Likud, të cilët kanë emrin e partisë nacionaliste izraelite të Netanjahut, janë zotuar që të organizojnë një simpozium shkencor për Shabtaj Zvi, i cili mendohet të ketë jetuar dhe vdekur në Ulqin.

Komuniteti i Hebrenjve të Malit të Zi ka kërkuar që kjo organizatë të mos përdorë fjalën „hebrenj“ në emërtimin e tyre, pasi themeluesit dhe anëtarët e „Likud“ nuk janë hebrenj. Ata kanë shtuar se hebrenjtë në Mal të Zi kanë përfaqësuesin legjitim të tyre, e ky është Komuniteti Hebre i Malit të Zi dhe se vetëm organizatat të cilat ky komunitet i ka regjistruar mund të shërbejnë me fjalën „hebre“ në paraqitjen e tyre.

 

4 KOMENTET

  1. Eshte me se e qart !! Cdo komunitet ne Mal te ZI eshte i percamiun dhe i komandumun nga DB-ja. Ja edhe nje shembull. Themelohet nje ojq sa me turbullu komunitetin jehud ne Mal te Zi, e kur ndodh i jepet publicitet ne medijat dhe portalet qe ngusht bashkpunojne me DB-ne, nenshkruhen marreveshtje, shkruhen kolumna etj etj…

    E per kta ne foto skam cka me fol, nese i njifni e keni cdo gja te qart !!

  2. E mas kesaj mbledhje normalisht nji kafe ne B**** ku i presijn çifutat tjer.

  3. Maza ma keq, keta jane ” kap per njanin e shkapat per tjetrin”. Po cka i duhet kuj Sabataj Cevi?! Me pa vjeft gja nuk i kishte taku Ulqint e Cufo Likes!

Comments are closed.