Obama përshëndet marrëveshjen e demarkacionit Kosovë-Mali i Zi

0

Marrëveshja për demarkacionin kufitar me Malin e Zi e nënshkruar me 26 gusht nga ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi dhe ai i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, si dhe homologët malazez Llukshiq dhe Konjeviq, edhe pse ka ngjallur reagime të shumta te opozita, shoqëria civile dhe banorët e komunave Pejë, Deçan dhe Istog, të cilët thonë se me këtë marrëveshje Kosova humb 12 mijë hektarë, ajo marrëveshje është mirëpritur nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama.

Ai e ka quajtur akt historik nënshkrimin e marrëveshjes për demarkacionin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malin e Zi gjatë takimit që ka zhvilluar me ambasadoren e re të Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, e cila i ka dorëzuar letrat kredenciale.