Nxënësit dhuruan spektakël

0

Në ambientet e Qendrës për Kulturë nxënësit e shkollës së mesme, të mbledhur në grupin “Amaterët profesional”, sonte mbajtën shfaqje me humor, muzikë, vallëzim, ku treguan talentet e tyre të llojllojshëm.

Në sallën e mbushur përplot ato dhuruan spektakël të vërtetë, duke merituar duartrokitje të shpeshta.

Falë punës disa mujore me plot përkushtim, si dhe dedikimit të profesoreshës së tyre Ljubica Vujosheviq, ato ia arritën që për dy orë të zbavisin të pranishmit.

Le të shpresojmë që të mos mbesë me kaq, por në të ardhmen ta na kënaqin edhe me shfaqje tjera.