Nxënëses nga Tivari i lejohet mbajtja e hixhabit

0

Nxënëses 16 vjecare nga Tivari, e cila me iniciativë të vet kishte vendosur të mbante hixhab, i është lejuar ky akt nga drejtoria e gjimnazit “Niko Roloviq”, shkruan portali CdM.

Sic kemi shkruar më parë, kjo nxënëse kishte hasur në mjaft vështirësi dhe paragjykime nga moshatarët dhe stafi i mësimdhënies kur në shkollë është paraqitur me hixhab.

Pas konsultimeve me Ministrine e Arsimit, nxënëses E.K i’u lejua që të vazhdojë me mbajtjen e hixhabit. Nxënësja për këtë kishte kërkuar leje nga drejtoresha e shkollës Marija Gjonoviq.

Sipas portalit, marrëveshja në mes kryeministrit të athershëm Igor Llukshiq dhe Bashkësisë Islame e nënshkruar në vitin 2012, ka ndezut dritën jeshile për respektimin e mabjtjes së hixhabit në shkollat publike.