NP Veprimtaritë komunale: Bëhet pastrimi i rrëshqitjes së dheut në rrugën Valdanos-Mavrian

0

Ndërmarrja “Veprimtaritë komunale” këto dy ditët e fundit ka pastruar dhe bartur dheun nga rrëshqitja e ndodhur me vite në rrugën Valdanos-Mavrian.

Përvec kësaj, nga ndërmarrja njoftojnë se kanë bërë edhe pastrimin e lokalitetit panoramik mbi gjirin e Valdanosit.

Edhe njëherë ato kanë apeluar tek qytetarët që të kenë kujdes në hedhjen e mbeturinave dhe të mos ndotin ambientet publike.