NP “Veprimtaritë komunale”: Antarët e URA-s të paguajn borxhet 

0

Kumtesë për media
Me ngulm provoni që të prezantoni veten si të vetmit mbrojtës të vërtet të qytetarëve. Ndoshta, duke u nisur nga thënia që gënjeshtra e thënë disa herë shndërrohet në të vërtet, shpresoni që do të gjendet dikush që të ju besojë. Por u tradhëtuat shumë nëse mendoni që ekziston dikush që nuk ju ka „blerë“ muhabetin.

Sepse, dikur dinit të akuzoni individët për keqpërdorime milionëshe. Pastaj i morët për partnerë të koalicionit. Kur këto keqpërdorime duhej të mbuloheshin, kur duhej të heshtni, ose kur dashuria e koalicionit ishte në krizë, keni kërkuar tenderë të „privilegjuar“, për ide të çmendura, më afatëshkurte se çdo parti e juaja, dhe hudhët paratë e qytetarëve në, përveç të tjerash, hekurin e ndryshkur. Përndryshe, çdo gjë që Ju bëni është e till: e çmendur, afatshkurte dhe e ndryshkur.

 

Por, gënjeheni nëse mendoni që nga ne do të fitoni tenderë „të privilegjuar“. Nga ne, si edhe deri tani, do të fitoni vetëm argumente. Ndërsa argumentet gjithmon dëgjohen më mirë nga të pavërtetat Tuaja, sado që ju mundoheni të bëni zhurm nevrike. Sikur mos të jetë kështu, nuk do të ikni si pa kokë menjëherë pasi që hyhet nën sipërfaqen e problematikës dhe nuk do ta braktisnit çdo pohim Tuajin si kapedani i keq anijen që po fundoset.

 

Prandaj, nuk keni nevojë të kërkoni falje, njëjtë nuk do të Ju falte kush. As për barazimin e pavërtet të faturave për rrymë dhe mbeturina, as që nuk ishit të pranishëm në Kuvend kur u diskutua për këtë vendim, as për përqindjet e rrejshme të rritjes së çmimit për transport të mbeturinave dhe paushalle të ndryshme. E vetmja gjë paushalle janë pohimet Tuaja.

 

Dhe mos të Ju shkojë mendja që do të na dekurajoni me deklaratat Tuaja me stil kafenesh. Mënyren tonë e punës, ku çdo qytetarë është i njëjtë, ku çdo amvisëri është e njëjtë, ku nuk ka të privilegjuar, do ta mbrojmë gjersa ta punojmë këtë punë.

 

Prandaj, si përfaqësues legjitim të qytetarëve në Kuvendin komunal të Ulqinit, ne mund të Ju respektojmë duke ju drejtuar me Ju. Por, Ju lutemi, mos kërkoni nga ne që të Ju trajtojmë ndryshe nga çdo borxhli tjetër. Prandaj, Ju mospagues të rregulltë nga URA, paguani faturat Tuaja për transport të mbeturinave, për vitin 2016 dhe 2017, për çdo shtëpi që keni në Bunë, e keni disa. Jepni të paktën në atë mënyrë kontributin për qytetin tuaj, kur mënyrë tjetër nuk dini.

 

Dhe në fund, nuk kishim më qëllim të polemizojmë me Juve. Kemi punë më të mençura. Por, pas paralajmërimit tonë për ndërprerje të polemikës, ju „morët zamër“ me të pavërteta dhe ofendime. Ndoshta nuk Ju shkoj mendja që me Juve, aqë thellë të futur pas vetëm dy vite pushtet, ndokush normal i shmanget polemikës?