NP ”Të Mirat Detare” fillon realizimin e një sërë projekteve në Komunën e Ulqinit

0

Në takimin që që u zhvillua dje në kabinetin e Kryetarit Cungu  morën pjesë udhëheqësit e NP “Të Mirat Detare” ,  kryesuar nga Drejtori Predrag Jelushiq. Pas  analizës  që iu bë  programit të përbashkët  dhe aktiviteteve për vitin 2017, palët u dakorduan që NP,,Të mirat  detare,, të  përfundojë deri në fund të  këtij  viti kalendarik  pesë projektet e mbetuara. Për ta  janë  mjetet e siguruara  dhe realizimi mund të fillojë menjeherë. Po ashtu  pjesëmarësit e takimit  u ndalën në  projektet që duhet të  realizohen në vitin eardheshem. Shetitorja  nga  hoteli Albatros  deri në Kepin e Gjeranave,  ku do të ketë vend  edhe për biciklista, thellimi i Lumit Buna, Kacemes,  instalimi i  një vinci  që do të jetë  në dispozicion të peshkatarëve dhe rekuizitave të tyre ,vendosja e pllakave  në Mole, dhe investime të tjera pritet të realizohen gjate vitit të ardheshëm. Në takim janë prekur dhe investime madhore sic është  ndertimi i një salle sportive në  Plazhin e madh, Projekti  për lidhjen e kanalit port Milena me Lumin Buna,dhe projekti  për  hotelin Jadran. Këta  mund të kandidohen dhe të hyjnë  në projektet kapitale të Qeverisë. U la që  takimi i rrallës  ku do të konkretizohen  ceshtjet  të mbahet  në muajin nëntor. Ishte  konstatim i palëve që  raportet dhe marëdhënijet ndërmjet komunës dhe NP ,,Të mirat detare,, janë në nivel  të duhur.