Novosti: Sulmuesve në Kumanovë u ndihmoi edhe një shtetas i Malit të Zi

0

Gazeta serbe “ Vecernje Novosti” ka publikuar një shkrim ku thuhet se në ngjarjet e Kumanovës ka qenë i implikuar edhe një shtetas i Malit të Zi nga Podgorica.

Sipas kësaj gazete, personi në fjalë është ish pjestar i ANB-së (ish UDB) së Malit të Zi, i cili dekadën e fundit me vëllaun e vet ishtë pronar i një agjensioni që ofron shërbime sigurie.

Gazeta shkruan se me 1 maj truprojat e këtij personi  duhej të merrnin përsipër sigurimin e Hekuranës në Nikshiq, por papritmas u larguan nga ky biznes fitimprurës.

Personi është arrestuar nga policia maqedonase dhe i ështe dorëzuar ambasadës së SHBA-së në Shkup.

Sipas kësaj gazete, ky person ka kahë që nuk është parë në Podgoricë dhe se ishte i implikuar edhe në rekrutimin e vullnetarëve për luftën në Ukrainë.