Njoftim për studentët: Më parë njësimi i diplomave pastaj aplikimi

0

KKSH njofton të interesuarit që duan të vazhdojnë studimet e larta në Republikën e Shqipërisë, viti akademik 2019-2020, se fillimisht duhet të ndjekin procedurën e Njësimit të diplomave të Shkollës së Mesme për vazhdim studimesh në institucionet e arimit të lartë.

Për tu informuar për procedurën që duhet ndjekur, detaje më të hollësishme mund të gjenden në faqen zyrtare të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve. Në të njëjtën faqe mund të gjenden edhe formularët e duhur për aplikim.