Njëvjetori i Fatmir Gjekës në krye të Komunës

0

Me rastin e njëvjetorit të qeverisjes, kryetari i komunës Fatmir Gjeka, mbajti një konferencë për shtyp si dhe një drekë për të ftuarit në restorantin “Montana”.

Duke ju drejtuar gazetarëve të pranishëm ai tha:

 

“Të nderuar  qytetarë

Të  nderuar anëtarë  të  ekzekutivit

Zonja   dhe  zotërinj,

Jemi  tubuar  sot  këtu , për  tju  prezantuar  në  pika  të  shkurtëra  bilancin  e një  vjetorit  të  punës  tonë.

Jemi  tubuar  për të  folur për  sfidat  dhe sukseset ,por dhe për  punët  që  na  presin.

Zgjedhja  ime  në postin e Kryetarit të komunës  së Ulqinit,në  këndvështrimin  tim ka qenë  një  vlerësim i madh , por edhe një  përgjegjësi  po aq e madhe.

Gjatë punës time shumëvjecare  në Komunë , besoj se kam  grumbulluar  njohuri dhe eksperiencën e nevojshme  për  tu përballur me sfidat .Nga  kjo  eksperiencë e dij  që qytetarët  janë  gjykatësit  më të drejtë  të punës  time, të kolegëve te  mij  dhe institucioneve  dhe të japin  gjithnjë vlerësimin  që të takon.

Principet bazë të qeverisjes  tonë të koalicionit ,,Bashkë për të ardhmen  e Ulqinit ku bëjnë  pjesë, Forca e re  demokratike, Partia demokratike dhe  kandidatët e pavarur te Lëvizjes qytetare, që nga fillimi  kanë qenë transparenca,  përgjegjsia,angazhimi  dhe solidariteti me qytetarët.

Kam insistuar  dhe  kërkuar  nga  bashkëpunëtorët  e mij  që  të  gjithë sëbashku të  veprojmë si një skuadër  ku  ekzekutivi  ka  pjesën  e tij , Kuvendi po ashtu pjesën  e  tij  dhe padyshim  pjesën e tyre kanë qytetarët  që na dhanë mundësi që ti  shërbejmë.

Ata presin dhe ne jemi  këtu  për të mos i zhgënjyer pritshmëritë e tyre…” tha në mes tjerash Gjeka.