Një vit burg për Mujo Rexhen

0

Për shkak të ndërtimit pa leje të objektit shumëkatësh në lagjen Pinjesh, ulqinaku Mujo Rexha u dënua dje me një vit burg.

Në të njëjtin proces investitori i objektit pranë atij të Rexhës, Hajdar Cufaj, u dënua me tetë muaj burgim dhe tre vjet me kusht.

Rexha dhe Cufaj u dënuan sepse filluan ndërtimin e objektit me sipërfaqe 576 metër katrorë pa lejet e duhura.

Objekti i Cufaj është rrënuar plotësisht, kurse i Rexhës filloi të rrënohet para disa kohëve, por gjatë procesit një punëtor mbeti i vdekur.