Një trend që duhet kopjuar: Ndriçimi LED ul koston e energjisë elektrike

0

Në qytetet më të zhvilluara të botës, por edhe në mjaft qytete të tjera, është duke u përhapur zëvendësimi i ndriçimit tradicional me atë LED.

Ndriçimi LED ka avantazhe të mëdha pasi përveç uljes së kostos së energjisë elektrike, ofron edhe mundësi të ndriçimit me forma të ndryshme, është më i qëndrueshëm, rrezaton më pak rreze ultra vjollcë dhe më pak nxehtësi.

Në Ballkan këtë trend tani ka filluar ta ndjekë Tirana, ku nga foto të postuara nga kryetari, mund të shihet montimi i tyre në dritat e semaforëve. Nuk dihet akoma nëse në plan është zevendësimi i gjithë ndriçimit të qytetit, por duke marrë parasysh se kostoja elektrike për Tiranën gjatë një viti është me qindra mijëra euro, atëherë ky investim është mjaft i goditur, duke pasur parasysh se dritat LED kanë efiçencë 4 herë më të madhe se dritat e zakonshme.

Duke pasur parasysh se Ulqini është qytet i cili duhet të japë shembull në ruajtjen e ambientit dhe kursimin e (jo vetëm) energjisë, atëherë ky investim duhet të jetë një nga prioritetet e pushtetit lokal i cili do të çojë drejt stabilizimit të financave të qytetit.

Hapat tjerë mund të jenë publikimi online i buxhetit dhe i shpenzimeve të zyrtarëve lokal, ulja e përdorimit të makinave zyrtare dhe zëvendësimi i tyre me ato me kosto të ulët, si dhe mjaft masa të tjera që zyrtarët tanë nuk i kanë me qef por që mund të sjellin dobi.

Kështu dalngadalë mund të fillojmë të ngjasojmë me qytetet e botës perendimore.

semafor2